Passion in the Bottle
Kantina Lorson është krijuar në vitin 2018 falë pasionit, përkushtimit të një çifti kimistësh dhe nën drejtimin e inxhinierit kimist Thoma Dhroso, me një eksperiencë mbi 40 vjecare në prodhimin e verës dhe pijeve alkoolike. Pas shumë vitesh përpjekje dhe sfidash, Kantina Lorson nxorri në treg prodhime me cilësi të lartë në përputhje me standardin shqiptar. Duke ndjekur hapat e enologut të mirënjohur, me procesin tradicional janë prodhuar verë e kuqe (varieteti Merlot) dhe verë e bardhë (varieteti Chardonnay). Pasioni i distilimit të bimëve dhe erëzave zgjoi idenë e krijimit të pijeve nga bimë natyrale, fruta dhe erëza, duke sjellë në treg një pamje krejt të ndryshme të produktit shqiptar gjatë kësaj kohe.
“Pasion në çdo shishe”