Rreth Nesh

Kantina Lorson

Kantina “Lorson” ndodhet në fshatin Picallë, 100 metra pranë lumit Erzen dhe 8 km larg qendrës së Tiranës. Ndërtesa ku ushtrohet aktiviteti është e re, e projektuar sipas kërkesave teknologjike të një kantine familjare që siguron standarde për sigurimin e cilësisë së prodhimit të verës dhe pijeve alkoolike dhe kërkesat mjedisore në drejtim të mbrojtjes së ajrit, ujit dhe tokës. Terreni rreth kantinës është i veshur me bimësi pyjore, të kultivuar dhe spontane. Gjatë procesit të prodhimit dhe ruajtjes, një rëndësi e veçantë i kushtohet mbajtjes së parametrave si: temperatura optimale dhe dritëzimi.

Produktet Tona